with Klediana
Teknika e Hipnozës Shëruese Kuantike (Quantum Healing Hypnosis Technique℠) është një metodë e fuqishme që, përmes hipnozës së udhëzuar dhe një udhëtimi të vecantë shpirtëror, ju mundëson të lidheni me Vetëdijen tuaj të Lartë.
Teknika e Hipnozës Shëruese Kuantike℠ (QHHT®) është zhvilluar nga Dolores Cannon gjatë më shumë se 50 viteve përvojë pune. QHHT® përfaqëson një metodë të vecantë hipnoze që, përmes përfytyrimit apo vizualizimit të udhëzuar, ju çon në një gjendje të thellë qetësie të njohur si transi somnambulik. Gjatë një seance QHHT®, ju udhëzoheni dhe udhëhiqeni për t’u lidhur me Vetëdijen tuaj të Lartë, e cila njihet gjithashtu si Shpirti i Lartësuar, Superndërgjegjja, ose, sipas Dolores-it, thjesht Nëndërgjegjja (SC). Kjo pjesë e juaja, që përmban gjithë dijen, është gjithmonë e lidhur me Zotin, Krijuesin, Burimin apo Vetëdijen Universale. Vetëdija juaj e Lartë ka njohuri të pakufizuara për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj, duke ju ofruar udhëzime, shërim dhe përgjigje.
Një seancë QHHT® zgjat zakonisht nga 5 deri në 7 orë, në varësi të nevojave dhe çështjeve që synojmë të trajtohen. Gjatë këtij procesi, ju do të ndodheni në një ambient të qetë dhe të sigurt, ku do të udhëhiqeni për të hyrë në një gjendje të thellë qetësimi mendor dhe fizik me qellim lidhjen me Vetëdijen tuaj të Lartë. Gjatë këtij rrugëtimi shpritëror ju do të keni mundësi të përjetoni jetë të mëparshme, përvoja domethënëse ose energji shpirtërore që përputhen me rrugëtimin tuaj në këtë jetë. Përmes këtij procesi te veçantë, ju mund të fitoni qartësi në vendimet tuaja, të lironi bllokime të brendshme dhe të forconi lidhjen me veten dhe esencën e shpirtit tuaj.
Seanca nis me një bisedë të qetë dhe miqësore, ku flasim për jetën tuaj, përvojat e rëndësishme që keni kaluar dhe qëllimet tuaja. Së bashku do të shqyrtojmë një listë pyetjesh që keni përgatitur për Vetëdijen tuaj të Lartë. Mund të përfshijnë tema si marrëdhëniet, shëndeti apo qëllimi juaj në jetë.
Më pas fillon procesi i hipnozës, ku do të udhëhiqeni për tu futur në një gjendje të thellë qetësimi. Kjo është një gjendje natyrale që trupi dhe mendja e përjetojnë çdo ditë, para se të zgjoheni dhe para se të flini; prandaj, është e lehtë për këdo që ta arrijë. Vetëdija juaj e Lartë zgjedh përvojën më të përshtatshme për ju, për të ndihmuar në kuptimin e udhëtimit tuaj dhe të ngjarjeve që keni përjetuar më parë. Kjo përvojë mund të vijë nga e kaluara, e tashmja, e ardhmja, jetë të mëparshme apo edhe nga dimensione të tjera, gjithmonë e lidhur me atë që ka më shumë vlerë për ju në atë moment. Në këtë mënyrë, ju mund të merrni informacione të vlefshme për të kuptuar mësimet që fshihen pas situatave të jetës. Kur këto mësime kuptohen, trupi nuk ka më nevojë të mbajë bllokime, dhe kështu fillon procesi i shërimit.
Seanca do të regjistrohet dhe, pas përfundimit të saj, ju do të merrni regjistrimin e plotë audio. Ky regjistrim shërben si një mjet i fuqishëm shërues dhe si një kujtesë e njohurive dhe përvojave që do të fitoni gjatë seancës. Dëgjimi i tij në mënyrë të rregullt ndihmon në thellimin e procesit të shërimit dhe integrimit të këtyre njohurive në jetën tuaj të përditshme.
Çdo hipnozë, në thelb, është një proces vetëhipnoze. Ju hyni natyrshëm në këtë gjendje qetësie çdo ditë, pak para se të flini dhe pak para se të zgjoheni. Unë jam këtu vetëm për t’ju udhëhequr drejt asaj hapësire te mahnitshme ku ju pret Vetëdija juaj e Lartë.
Pyetje të Shpeshta rreth Teknikës së Hipnozës Shëruese Kuantike (QHHT®)
Po, gjatë gjithë seancës do të jeni të vetëdijshëm, por në një gjendje shumë të thellë qetësie, e ngjashme me ndjesinë që përjeton pak para se të flesh gjumë. Disa njerëz kujtojnë gjithçka me qartësi, ndërsa të tjerë vetëm disa pjesë. Të dyja përvojat janë plotësisht normale. Vetëdija juaj e Lartë është gjithmonë në kontroll, dhe e gjithë seanca regjistrohet që ta dëgjoni sërish më vonë, për të rifreskuar kujtesën dhe për të thelluar përvojën.
QHHT® nuk është i lidhur me asnjë fe dhe mund të praktikohet krahas çdo sistemi besimi. Është një mjet për vetënjohje dhe lidhje të brendshme, i udhëhequr nga Vetja juaj e Lartë.
Po, mund të bëni një seancë QHHT® edhe gjatë shtatzënisë, për sa kohë ndiheni mirë duke qëndruar shtrirë për një periudhë të gjatë. Megjithatë, është e këshillueshme që më parë të flisni me mjekun tuaj, për t’u siguruar që kjo përvojë është e përshtatshme për ju.
Nuk është e nevojshme të shihni imazhe të qarta që QHHT® të funksionojë. Disa njerëz ndjejnë, dëgjojnë, prekin ose thjesht “e dinë” informacionin. Vetja juaj e Lartë komunikon në mënyrën që është më e përshtatshme për ju.
Mund të pyesni për çdo temë që është e rëndësishme për ju qoftë kjo e lidhur me shëndetin, marrëdhëniet ndërpersonale, qëllimin e jetës suaj, lidhje karmike, karrierën ose përvojat e pashpjegueshme që mund të keni përjetuar. Disa shembuj përfshijnë:
Zbuloni përvojat transformuese të atyre që kanë nisur udhëtimin e shërimit me QHHT®.
Keni pyetje apo jeni gati të rezervoni seancën tuaj QHHT®? Lidhuni me Vetëdijen tuaj të Lartë dhe zbuloni rrugëtimin e shpirtit tuaj.
Vendndodhja
Rr. Pasho Hysa, Kompleksi Kaimi
Telefoni
+355 67 5674530
QUANTUM HEALING with Klediana